“Vëllai merrte mjekim në shtëpi në lidhje me problemet (Halucinacionet) dhe mjekja psikiatre vinte një ditë po dhe një ditë jo në shtëpi. Rreth orës 18:00 më telefonon doktoresha dhe më thotë; ‘Eja në spital’. Shkova duke menduar se do të marrë vëllain në shtëpi. Më thanë se; “i pushoi zemra, se dimë, ndoshta kemi bërë ndonjë gabim, por do të çohet për autopsi në mjekësi ligjore në Barcelonë.”
Ajo kërkoi menjëherë autopsinë ku sipas saj, në kartelën e tij nuk përcaktohej shkaku i vërtetë i vdekjes. Ndërkohë prokuroria në Tiranë po vazhdon hetimet për këtë rast. Shpërndaje te miqtëProkuroria nis hetimet për vdekjen e një 34 vjeçari, i mungonte zemra
Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet të mërkurën për vdekjen e një 34 vjeçari, Saimir Sula në 9 maj të 2020 ndërsa trupi i tij është kthyer pa zemër.
Zbulimi i këtij fakti erdhi pas këmbënguljes së motrës së tij për të bërë një ekspertizë mjeko-ligjore të 34 vjeçarit.
Sula ishte shtruar në një spital në Barcelonë pasi dyshohej se ishte infektuar nga Covid-19. Pas testit rezultoi se Sula ishte i painfektuar. Por ai humbi jetën një ditë më pas.
Pas ekspertizës është zbuluar se Sulës i mungonte zemra, fakt ky që nxiti menjëherë hetimet për shitblerje organesh.
Sipas dëshmisë së motrës së tij, Sula vuante nga haluçinacionet. Ai tregon për mediat se një ditë pasi është shtruar në spital, mjekët e kanë telefonuar për t’i dhënë lajmin e vdekjes së vëllait.
Të sugjeruara
Francezët kundra zgjerimit të BE-së
3 Shkurt 2021, 14:27Manastirliu njofton hapjen e 4 qendrave të reja të testimit për Covid-19
3 Shkurt 2021, 14:03Mario Draghi pranon detyrën e kryeministrit, pritet votëbesimi i qeverisë
3 Shkurt 2021, 14:06
Shqipëria – fabrika pa kosto e fuqisë punëtore për Europën
17 Gusht 2026, 08:03
