Korçë, arrestohen pronarët e një lokali, i shisnin drogë klientëve

exit.al 24 Gusht 2020, 09:02

Policia e Korçës ka arrestuar dy të rinj, të cilët akuzohen se shisnin drogë në lokalin në pronësi të tyren, në Pazarin e Vjetër në Korçë.

Të arrestuarit, 31 dhe 18 vjeç, dyshohet se organizonin festa në lokal dhe i shisnin klientëve heroinë dhe metadon.

Gjatë arrestimit atyre iu gjetën 73 doza dhe 77 gr lëndë e dyshuar narkotike heroinë, 30 kapsula metadoni dhe 1 peshore elektronike.

Hetimet povazhdojnë nga prokuroria e Korçës.

Shpërndaje te miqtë