1.Mjedisi ekonomik (shërbimet bankare, financiare, fuqia e monedhës, etj.)
2.Mjedisi politik dhe social (qëndrueshmëria, kriminaliteti, zbatimi i ligjit, etj.)
3.Mjedisi socio-kulturor (censura e medias, liria e shprehjes, etj.)
4.Shërbimet publike dhe transporti (furnizimi me energji elektrike dhe ujë, transporti publik, trafiku, telefonia, prania e aeroporteve, etj.)
5.Shërbimi shëndetësor (shërbimi spitalor, gjendja e spitaleve, ndotja e ajrit dhe ujit, sëmundjet infektive, menaxhimi i mbetjeve, etj.)
6.Shkollat dhe arsimi (standardet e shkollave, disponueshmëria e shkollave ndërkombëtare, etj.)
7.Mjedisi natyror (klima, katastrofat natyrore, etj.)
8.Strehimi (strehimi, mobilimi dhe mirëmbajtja e shtëpive, ambientet me qira, etj.)
9.Argëtimi (kinematë, teatrot, aktivitetet sportive, restorantet, etj.)
10.Mallrat e konsumit (cilësia e ushqimit, disponueshmëria e mallrave të konsumit, makinat, etj.)
Sipas Mercer, në vend të parë për cilësinë më të lartë të jetesës renditet Viena, kryeqyteti i Austrisë. Pas saj renditen Zyrihu (Zvicër), Okland (Zelandë e Re), Mynihu (Gjermani) dhe Vankuveri (Kanada). Në vend të fundit si qytetet më cilësinë më të keqe të jetesës renditen Bagdadi (Irak), Bangui (Republika e Afrikës Qendrore) dhe Sana’a (Republika Arabe e Jemenit). Shpërndaje te miqtë
