Marrëveshja e demarkacionit me Malin e Zi, hidhet gaz lotsjellës në Kuvendin e Kosovës

exit.al 21 Mars 2018, 14:32

Sot paradite, ndërsa filloi seanca parlamentare për diskutimin e marrëveshjes së përcaktimit të kufijeve me Malin e Zi, deputetët e Lëvizjes Vetëvendosja lëshuan gaz lotsjellës në sallën e Kuvendit të Kosovës. Si rezultat, janë ndërprërë diskutimet dhe janë bllokuar punimet e Kuvendit. Sipas zëri.info, Ambasadori i SHBA-ve në Kosovë, Greg Delawie e ka quajtur zhgënjim ditën e sotme, dhe ka kërkuar që marrëveshja të miratohet. Ai është shprehur:

Dita e sotme ishte një zhgjënjim i madh kjo nuk duhej të ndodhte. Kosova është më e mirë se kaq kjo nuk duhej të ndodhte në një realitet evropian.

Shpërndaje te miqtë