“Nuk bëhet fjalë për zgjerimin në 12 milje të Detit Territorial në perëndim të Korfuzit, sikundër pretendon me hipokrizi deklarata e Ministrisë së Jashtme. Ky zgjerim në perëndim të Korfuzit kushtëzohet nga ujrat ndërkombëtare dhe përcaktohet qartë nga Marrëveshja e Montego Bejit 1982.”
Problemi, sipas Zotit Yzeiri, qendron në pyetjen se a mund të zgjerohet 12 milje Deti Territorial i Greqisë në kufirin me Shqipërinë? Kësaj nuk i përgjigjet deklarata e Ministrisë sonë. Profesor Yzeiri shikon dy probleme. Së pari — 12 mile Deti Territorial fillon nga vija Bazë, vijë e cila konfigurohet duke u ravijëzuar nga pikat ekstremale të territorit tokësor të shtetit dhe jo nga vija bregdetare. Së dyti — Ndarja e Detit Territoriale midis nesh dhe Greqisë, ku përfshihen ujrat e kanalit të Korfuzit e përjashton mundësinë që Greqia të zgjerohet 12 milje në lindje apo verilindje të Korfuzit për dy arsye: 1 — Ngushtica nuk plotëson kriterin e distancës 24 milje midis dy vendeve. 2 — Në pjesën verilindore të Korfuzit vija bazë e shtetit grek nuk mund të fillojë nga ishujt e Otonit, Sirakuzëz apo Barletës, sepse ata nuk mund të konsiderohen pjesë e arqipelagut kontinental të Korfuzit, për faktin se janë të pabanuar etj. Në këtë mënyrë vija bazë e shtetit grek duhet të fillojë nga Korfuzi. Kjo mundëson që trajektorja e kufirit ndarës 12 milje të Detit Territorial midis Shqipërisë dhe Greqisë të kalojë me në jugperëndim të asaj që pretendon pala greke. Kjo mundëson që hapësira e ujrave të Detit Territorial për Shqipërinë të jetë më e madhe pikërisht në blloqet naftë-gazmbajtëse të platformës kontinentale. Sqarim: Deti Territorial është hapësirë ujore sovrane për çdo shtet. Sovraniteti mbi të është i njëjtë sikundër për territorin tokësor. Problemi shtrohet që nga vija e 12 miljeve fillojnë pretendimet për përdorimin e shelfit kontinental (shih hartën e detit e Veriut) Kjo nuk u konvenon grekeve.
[caption id="attachment_101469" align="aligncenter" width="502"]
harta[/caption]
Shpërndaje te miqtë
