Drejtoresha e OBSH-së për Shqipërinë viziton spitalin Covid-2

exit.al 28 Gusht 2020, 14:48

Drejtoresha për Shqipërinë e OBSh-së, Dr. Bettina Menne ka vizituar spitalin Covid 2, për të parë nga afër punën e mjekëve dhe nevojat që ka spitali.

Gjatë takimit me drejtorin e spitalit Prof. Dr. Kapisyzi, dretjoresha e OBSH-së u njoh me nevojat për burime njerëzore, për mundësinë e rritjes së kapaciteteve të testimit dhe pajisjeve të tjera të nevojshme për të përballuar pandeminë e Covid-19.

Në dy spitalet Covid, aktualisht po kurohen mbi 200 pacientë.

Shpërndaje te miqtë