“Agjensia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit ka vendosur të zhvillojë një tender fiktiv prej 1 miliardë lekësh, duke paracaktuar fituesin.
Në tenderin e hapur nga AKSHI kanë marr pjesë vetëm dy kompani dhe Kompania e parë Integrated Security Solution nuk ka paraqitur ofertë ekonomike, ndërsa Kompania e dytë Bashkimi i operatorëve ekonomik ‘Iva Elektronik’ dhe ‘Image & communications Development’ ka paraqitur ofertën afër fondit limit 1 miliardë lekë. Qartësisht, fituesi është paracaktuar, sepse nga 2 kompanitë që kanë marrë pjesë, vetëm njëra prej tyre ka paraqitur ofertë.”
Hasa deklaroi se kompania Iva Elektronik dhe Image & Communication vetëm për një muaj e gjysmë, ka marrë 2.5 miliard lekë tendera nga AKSHI. Hasa i bëri thirrje SPAK të hetojë këtë çështje duke e quajtur “vjedhje të pastër të parave të shqiptarëve”. Shpërndaje te miqtë
