Çfarë pritet të ndodhë në Kongresin e Partisë Socialiste?

exit.al 18 Mars 2016, 18:58

Ditën e shtunë, Partia Socialiste do të zhvillojë kongresin e saj të ardhshëm.

Disa nga zhvillimet e pritshme në Kongres janë:

  • Kryetari Edi Rama do të mbajë fjalimin kryesor, gjatë të cilit ai do t’i kërkojë Kongresit mbajtjen e një referendum për vazhdimin e mandatit të tij si kryetar;

  • Pritet që deputeti Ben Blushi t’i propozojë për miratim Kongresit, tetë parime në formë amendamentesh, që i ka bërë publike në fillim të marsit;

  • Deputeti Gramoz Ruçi do të raportojë mbi ecurinë e fushatës së anëtarësimeve në PS;

  • Komisioni i Garancive Statutore do të raportojë për ngjarjet që kanë ndodhur në periudhën mes dy kongreseve;

  • Do të votohet për ndryshimet në statutin e PS-së, hartuar nga një grup pune me në krye deputetin Fatmir Xhafaj;

  • Do të zgjidhen organet drejtuese qendrore të PS-së.

 

Shpërndaje te miqtë