Ben Blushi në Opinion — Pikat kryesore

exit.al 18 Mars 2016, 11:38

Deputeti socialist Ben Blushi ishte i ftuar, mbrëmë, në emisionin Opinion, të gazetarit Blendi Fevziu. Disa nga deklaratat e tij kryesore ishin:

Për gjendjen në PS

  • Rilindja si filozofi qeverisëse e PS-së është e falimentuar. Është një organizatë pa rregulla, nuk votohet, nuk dihet kush hyn e kush del.

  • PS është një parti që kanë 7 vjet që nuk bëhen zgjedhje.

  • PS nuk po ndryshon për një arsye, është një parti që nuk po votohet brenda partisë.

  • Është e vërtetë në grupin tonë parlamentar ka njerëz me precendetë penal. Çdo shqiptar e di këtë, vetëm Edi Rama ka thënë që nuk ka.

  • Në PS ka raste evidente të pazarllëkut.

  • Mënyra se si është e organizuar PS nuk ka lidhje fare me laburistët.

  • PS për fat të keq po inkurajon dhunën. Kur një deputet kërcënohet publikisht në Elbasan, pse nuk e besoni që një deputete është kërcënuar se do i heqin gocën nga puna sepse më mbështet mua.

Për drejtuesit politikë

  • Në qeveri ka ministra që as arsimtarë shkolle s’mund të ishin. Ka shumë ministra mediokër që nuk meritojnë të jenë fare ministra.

  • Ky është mediokritet elitar. Në qoftë se ministrat flasin me këtë gjuhë, PS nuk i falet të stimulojë këtë mediokritet.

  • Në qoftë se elita politike e një vendi krahason dy gjëra që nuk krahasohen, si partia dhe Shqipëria, kjo është mediokritet elitar.

  • Në qoftë se medioktiteti ngjitet kaq lart, çfarë presim nga njerëzit e thjeshtë.

Për kongresin e PS-së

  • Në kongres nuk do të ketë votim të mbyllur dhe shumica aty në kongres janë vartësa të Ramës.

  • Kongresi nuk do t'i pranojë zgjedhjet sipas parimit "Një anëtar, një votë".

  • Kongresi do marrë parasysh një llastim të Ramës, referendumin, se llastim është ai.

  • Unë e di për person Ramën, po ai e di veten për çështje dhe e fut veten në rend të ditës.

  • Referendumi s'mund të zgjasë një mandat që nuk ekziston.

Për qeverisjen

  • Shqipëria nuk po qeveriset siç duhet. Për fat të keq, Partia Socialiste po qeveris shumë keq.

  • Metoda se si po qeveris kjo qeveri duhet të ndryshojë duhet të rrëzohet si metodë, është autokratike.

  • Kjo qeveri nuk po krijon përmirësim të cilësisë së jetës, kemi polarizim social, po rritet pabarazia, kemi varfëri, nuk ka mirëqenie.

  • Nuk kanë rritur një qindarkë pagat; investohet më pak se në çdo vend në rajon; kemi taksat më të çbalancuara në rajon; taksat më të padrejta; nuk është prishur asnjë monopol.

  • Sa vende pune janë hapur? Ka më shumë zyra pune se vende. Po shpërndahen më shumë tesera se vende pune.

  • Konçesionet 300 milionë euro janë reformë në ekonomi?

  • Çmimi i naftës ka rënë në gjithë botën me 100 për qind, kurse në Shqipëri fare, sepse është monopol.

  • A ka ndonjë faj kjo qeveri? Apo për të gjitha e ka Saliu, e djeshmja?

  • Është qeveri mediokre në total.

Për qëndrimet e tij kritike

  • Kur padrejtësia kthehet në normë, mediokritet, banalitet, dhunë, kosto për shoqërinë, reagohet. Këtë po bëj unë.

  • Unë flas pavarësisht se çfarë jam dhe ku jam si post, kam shembull rastin e 2003-it kur isha ministër. Unë flas në çdo vend njësoj, në mbledhje, parlament, asamble, kongres.

  • Unë mund të jem gjithçka, por, mes mediokritetit nuk jetoj dot.

  • Unë dua të  ndryshoj metodën e qeverisjes, jo ta nxjerr PS-në në opozitë.

  • Unë dua të kandidoj për kryetar të PS, jo për kryeministër. Gara në statut thotë për kryetar, jo kryeministër.

Për gjendjen e vendit

  • Mënyra se si po shkojnë gjërat në Shqipëri nuk është e mirë. Shqipëria po çpopullohet, po bëhet më e vogël.

  • Sistemi politik është i kapur, monopolistik, i kapur deri në palcë. Ai nuk i krijon mundësi brezit të ri.

  • Shqipëria qeveriset nga njerëz delirantë prej 25 vjetësh, njerëz që i thonë popullit dembel e parazit.

  • Në qoftë se Shqipëria nuk arrin të nxjerrë të varfërit nga varfëria, Shqipëria nuk bëhet për 20 vjet.

  • Për bilanc ekonomik, Shqipëria është në prag të një krize të re ekonomike, e cila ka 20 vjet që përgatitet dhe ka 3-4 vjet që nuk po merret kthesa.

  • Problemi themelor është arsimor në rradhë të parë. Në Shqipëri fëmijët arsimohen shumë keq. Injoranca po kthehet në fe, ai mediokritet ka dalë nga këto shkolla.

  • Në Shqipëri shtresa e mesme është jetime.

  • Kemi pagën më të ulët në rajon. Një shqiptar në krahasim me një maqedonas e kroat është një skllav, punon si një skllav.

Për të ardhmen

  • Nuk kam humbur shpresën që Shqipëria mund të qeveriset nga njerëz jodelirant.

  • Ky vend shumë shpejt do të gjejë frymëzimin për t’u mirëqeverisur, tek një forcë e re, tek të rinjtë, tek këto që po bëjnë protesta të vogla sot.

  • Mendoj që Shqipëria ka nevojë për lëvizje a parti të reja, por unë jam akoma pjesë e PS.

Shpërndaje te miqtë