Çfarë dimë deri tani për sulmin në Vjenë

exit.al 3 Nëntor 2020, 09:03

4 persona u vranë në sulmin e ndodhur në Vjenë, të hënën në darkë. Viktimat janë 3 qytetarë, dy meshkuj dhe një femër dhe një sulmues.

15 persona u plagosën, ndër to dhe një polic. 7 nga të plagosurit janë në gjendje të rëndë.

Ministri i Brendshëm austriak, Karl Nehammer, e përshkroi sulmin dhe sulmuesit si një sulm terrorist.

Policia ende nuk e di se sa persona kanë qënë pjesë e sulmit. Shefi i policisë së Vjenës tha se "për momentim jemi të sigurtë që ka qënë më shumë se një persona. Po hetojmë."

Policia po ekzaminon 20 mijë video të xhiruara nga personat e rastësishëm.

Policia e vrau personin që nisi sulmin me armë, jashtë kishës Rupert. Ai mbante një pushkë, armë dhe municione.

Sulmet ndodhen në 6 vende afër zonës Seitenstettengasse, në zemër të Vjenës.

Policia mendon se objekti i sulmit ka qënë një sinagogë, e cila ka qënë e mbyllur gjatë kohës së sulmit.

Sulmi ndodhi të hënën, një natë përpara se të hynin në fuqi masat shtrënguese të koronavirusit.

Shpërndaje te miqtë