Calavera bën bilancin e reformës në drejtësi

exit.al 1 Shkurt 2021, 10:01

Si Shefe e ONM-së, mesazhi im ka qenë dhe mbetet: ka vetëm një rrugë - të ecim përpara, së bashku, drejt zbatimit të plotë të reformës në drejtësi, për të mirën e qytetarëve shqiptarë!

Kështu u shpreh ish drejtuesja e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, Genoveva Ruiz Calavera në një letër lamtumire drejtuar qytetarëve shqiptarë.

Ajo bën një bilanc të procesit të vetingut, ku theksoi se 60 përqind e magjistrantëve janë shkarkuar ose kanë dhënë dorëheqje.

Calavera u shpreh se strukturat e reja antikorrupsion janë ngritur duke theksuar se duhet të vijojnë emërimet në Gjykatën e Lartë dhe atë Kushtetuese.

Ajo shtoi se ONM ka qenë objekt i sulmeve, keqinformimit dhe shpifjeve.

"Kjo po u shkakton shumë dhimbje dhe vuajtje personale atyre që janë më se të përkushtuar për ta ndihmuar Shqipërinë. Këto sulme synojnë ta shmangin reformën dhe të dëmtojnë zbatimin e saj të mëtejshëm.", u shpreh Calavera.

Ish shefja e ONM deklaroi se BE do të vijojë të jetë mbështetësi kryesor i Shqipërisë drejt rrugës së anëtarësimit, duke theksuar se vendi duhet të vijojë me zbatimin e reformës.

Calavera do të jetë drejtuesi e njësisë për përkthimin. Ajo u caktua në këtë detyrë nga Komisioni Europian.

Shpërndaje te miqtë