Mbi 400 të arrestuar në Belgjikë në protestat kundër masave

exit.al 1 Shkurt 2021, 09:21

Të paktën 488 persona janë arrestuar në Belgjikë gjatë protestave të së dielës, kundër masave kufizuese.

Sipas mediave belge, arrestimet ndodhën kur policia shpërndau protestuesit.

Ata kërkojnë heqjen e izolimit kombëtar. Leja për protestë u refuzua nga autoritet belge, por pavarësisht kësaj qytetarët dolën në protestë.

Qeveria belge njoftoi para disa ditësh masat e reja kufizuese që përfshijnë ndalim qarkulimin, mbylljen e bareve, restoranteve dhe çdo dyqani jothelbësor.

Shpërndaje te miqtë