“Për aplikim pasaporte dhe kartë identiteti nuk pritet më 6 apo 7 muaj, por kemi arritur të merret për 3 apo 5 ditë maksimumi
E di që pezullimi i vizave për bashkim familjar ka sjellë pakënaqësi dhe frustim te ju. Është legjitime dhe e mirëkuptojmë situatën, por po jetojmë në një situatë të jashtëzakonshme. Ne nuk mund të ndryshojmë masat dhe vendimet që ka marrë Greqia. Këto nuk janë masa vetëm të saj, i kanë edhe vende të tjera të BE. Nuk është një masë vetëm kundër shqiptarëve, por për të gjithë.”
Ndërsa lidhur me procedurat për martesat e shqiptarëve në Greqi me shtetas të huaj, Cakaj tha se është e nevojshme që të vihet në Shqipëri, pasi është një procedura që e kërkon dhe ligji grek dhe ai shqiptar. Shpërndaje te miqtë
