Spitali i Gjirokastrës për vdekjen e 20-vjeçares: Pati komplikacione të rënda

exit.al 13 Nëntor 2020, 11:06

Spitali i Gjirokastrës ka sqaruar se vdekja e 20-vjeçares në sallën e lindjes ka ardhur për shkak të komplikacioneve të rënda. Në një reagim zyrtar spitali shkruan:

“Menjëherë sapo është paraqitur në spital 20 vjeçarja është asistuar nga mjekët dhe ka sjellë në jetë foshnjen e saj shëndoshë e mirë.

Pas ndërhyrjes operatore, e reja ka patur komplikalcione të rënda dhe megjithë përpjekjet e mëdha të stafit mjekësor nuk ka arritur të mbijetojë. Pritet të kryehet ekspertiza mjekoligjore për ngjarjen.”

Ndërkohë prindërit e 20-vjeçare fajësojnë mjekët për neglizhencë. Shpërndaje te miqtë