Basha: Biznesi drejt rrënimit, ka nevojë për plan mbështetje

exit.al 24 Tetor 2020, 14:16

Kreu i PD, Lulzim Basha  deklaroi se biznesi në Shqipëri po shkon drejt rrënimit dhe ka nevojë për një plan mbështetjeje. Në një postim në Facebook, ai  publikoi dëshminë e një qytetari, i cili zotëron një biznes, ku shkruan:

“Biznesi po vuan pasojat e rënda të krizës së pandemisë. Ndërsa ndihma ka munguar, biznesi vazhdon të paguajë taksa të cilat nuk i kthehen në shërbime. Biznesi po shkon drejt rrënimit dhe ka nevojë për një plan mbështetjeje. Koha nuk pret.”

Shpërndaje te miqtë