Bujar Sejdini, 'xhaxhai' i Ndraghetas do esktradohet në Itali

exit.al 12 Nëntor 2020, 10:50

Bujar Sejdini, i njohur me nofkën ‘Xhaxhai’ i grupit mafioz ‘Ndragheta’ do të ekstradohet drejt Italisë.

Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj ka firmosur ekstradimin e tij drejt Italisë.

Ekstradimi pritet të bëhet brenda datës 25 nëntor.

Bujar Sejdini u arrestua në 20 korrik në Tiranë.

Ai kërkohej nga institucionet italiane se ka marrë pjesë në trafikun e kokainës, pasi ka udhëtuar nga Italia në Spanjë për të blerë e rreth 20 kilogramëve kokainë.

Shpërndaje te miqtë