Rama sulmon opozitën: Nuk i duhet as dreqit

exit.al 12 Nëntor 2020, 08:55

Kryeministri Edi Rama sulmoi, të enjten në mëngjes, opozitën duke e quajtur ‘një opozitë që nuk i duhet as dreqit.’ Në një postim në Twitter, Rama u shpreh:

“Një opozitë që as në një sëmundje që bie një herë në shekull nuk gjen dot forcë të bëhet bashkë me shumicën, nuk i duhet as dreqit e jo më popullit shqiptar!”

Gjatë ditëve të fundit kryeministri Rama dhe kryetari i PD-së Basha kanë shkëmbyer akuza të forta lidhur me menaxhimin e pandemisë. Shpërndaje te miqtë