Britania ndalon testimin e përditshëm në shkolla

exit.al 20 Janar 2021, 17:01

Qeveria britanike ka urdhëruar shkollat të ndalojnë testimet e përditshem të nxënësve dhe stafit, 5 javë pas nisjes së kësaj strategjie.

Institucioni i Shëndetit Publik (PHE) tha se ende nuk ka një përfundim të saktë për përfitimet e testimit të përditshëm, veçanërisht pas shpërhapjes së lartë të variatit të ri të Covid-19.

PHE rekomandoi shkollat që të testojnë stafin e mësuesve dy herë në javë, kur është e mundur dhe të vazhdojnë zbatimin e masave të distancimit social.

Numri i përgjithshëm i të infektuarve me koronavirus në Britani të Madhe ka arritur në rreth 3.5 milionë, prej të cilëve 91.470 kanë humbur jetën.

Varianti i ri i covid-19 po përhapet me shpejtësi, ndërkohë që procesi i vaksinimit ka nisur.

Shpërndaje te miqtë