Krim i rëndë në Librazhd, burri vret gruan dhe veten

exit.al 7 Qershor 2021, 19:52

Një krim i rëndë në familje ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Dragostunjë të Libazhdit.

Një burrë ka vrarë gruan e tij dhe më pas veten në banesën e tyre.

Sipas policisë burri 56 vjeç ka goditur me sopatë gruan 53 vjeçare dhe më pas ka varur veten.

Policia u njoftua nga fëmijët e çiftit të cilët nuk ndodheshin në banesë në momentin e krimit.