Arrestohen 18 gazetarë në Bjellorusi

exit.al 19 Nëntor 2020, 09:15

18 gazetarë u arrestuan në Bjellorusi gjatë protestave antiqeveritare të mbajtura më 15 nentor, sipas Shoqatës Bjelloruse të Gazetarëve. Ata u dënua me 10 deri në 15 ditë burg.

Në total, që prej nisjes së protestave për doreheqjen e presidentit Aleksandër Lukashenko në Bjellorusi u arrestuan 26 gazetarë

Ndër gazetarët e arrestuar më 15 nentor ishte edhe një korrespodent i Radio Evropa e Lirë (REL). Ai u dënua me burg për 10 ditë, raporton REL.

Gjatë fundjavës policia arrestoi 1200 personave në të gjithë Bjellorusinë, të cilët protestuan kundër Aleksandër Lukashenkos.