Korea e Jugut vendos kufizime të reja kundër Covid-19

exit.al 19 Nëntor 2020, 09:07

Koreja e Jugut ka vendosur kufizime të reja për dy javët e ardhshme në vend për shkka të numrit të lartë të të infektuarve.

Agjensia koreane e Kontrollit të Sëmundje raportoi 343 raste të reja me kovid të mërkurën, në darkë duke e cuar numrin në 29, 654 raste në total dhe 498 vdekje të lidhura me kovidin.

Në 5 ditët e fundit infektimet e reja kanë kaluar mbi 200. Vatrat e infeksionit janë universitetet dhe shkollat e mesme.

Ndaj ministri i shëndetësisë ka urdhuar kalimin e mësimit online për studentët.

Ai tha se Korea e Jugut ndodhet në pikën kritike të shpërthimit të një vale të re të koronavirusit.