1,2 kilogramë kokainë sekuestrohet në Lezhë

exit.al 19 Nëntor 2020, 09:18

1,2 kilogramë kokainë u sekuestrua në një servis makinash në Lezhë, të enjten, njoftoi Policia.

Policia arrestoi një grua 50-vjeçare dhe shpalli bashkëshortin e saj në kërkim, i cili ishte i dënuar me arrest në shtëpi për trafikim të lëndëve narkotike.

Servisi i makinave ishte përshtatur si banesë për gruan 50 vjeçare.