Qytetarët kudo në botë protestojnë kundër masave të izolimit

exit.al 14 Maj 2020, 08:45

Masat për ndalimin e qarkullimit dhe kufizimeve të pothuaj shumicës së bizneseve dhe aktivitetete në shumë shtete, kanë shkaktuar zemërim tek qytetarët.

Javët e fundit në shumë qytete europiane qytetarët organizuar protesta kundër masave kufizuese për të ndaluar përhapjen e Covid-19.

Exit News sjell më poshtë disa prej këtyre protestave, mes të cilave dhe prostesta e qytetarëve të Tiranës e cila u shpërnda pas ndërhyrjes së dhunshme të policisë:

Në Tiranë u zhvilluan 2 protesta kundër masave kufizuese, më 7 dhe 9 maj, në sheshin Skëndërbej. Të dyja protestat u shpërndanë pas ndërhyrjes së dhunshme të policisë.

[caption id="attachment_83180" align="aligncenter" width="490"]Screen Shot at PM Policia duke tërhequr zvarrë një protestues, Tiranë[/caption]

Në Kiev të Ukrainës, qytetarët organizuan një protest me manekina para Ministrisë së Shëndetësisë. Ndër të tjera, ata kërkonin dhe kujdes më të madh shëndetësor për pacientët e infektuar.

[caption id="attachment_84046" align="aligncenter" width="1023"]Kiev Kiev[/caption]

Në Tbilis të Gjeorgjisë, protesta e qytetarëve kundër zgjatjes së gjendjes së jashtëzakonshme u shpërnda me dhunë nga policia.

[caption id="attachment_84047" align="aligncenter" width="650"]Tbilis Tbilis[/caption]

Në Tel Aviv të Izraelit qindra qytetarë morën pjesë në një protestë duke respektuar distancimin social. Ata kërkuan zbutje të masave të izolimit.

[caption id="attachment_84048" align="aligncenter" width="650"]Tel Aviv Tel Aviv[/caption]

Në Pragë të Çekisë qytetarët protesuan kundër mungesës së strategjisë së qeverisë për të nxjerrë vendin nga izolimi.

[caption id="attachment_84049" align="aligncenter" width="650"]Prage Prage[/caption]

Infermieret në Qendrën Mjekësore Jacobi në Nju Jorku protestuan kundër mungesës së pajisjeve mbrojtëse personale.

[caption id="attachment_84050" align="aligncenter" width="650"]Nju Jork Nju Jork[/caption]