Berisha: Bisedat me Bashën i kam të dokumentuara

exit.al 1 Tetor 2021, 19:53

Ish-kryeministri Berisha deklaroi nga Shkodra se bisedat me Lulzim Bashën në zyrë i ka të dokumentuara

“Unë këtu kam shumë dokumente, unë mund të faktoj shumë gjëra që i kam thënë Lulzim Bashës në zyrë ato që i keni kërkuar dhe ju dhe e kam kritikuar”, tha Berisha pa sqaruar se në çfarë forme ka të dokumentuara bisedat me Bashën.

Në “Foltoren” me demokratët në Shkodër, mesazhi i Berishës ishte se Basha dhe Rama kanë marrëveshje mes tyre duke akuzuar se propaganda e qeverisë po mbron në media kryetarin e PD.

Mbrojtjen e Bashës në publik, Berisha e cilësoi gabimin e tij më të madh për gjendjen e krijuar sot në PD.