Berisha: Në 8 vite PD ka fituar vetëm ligjin e dekriminalizimit

exit.al 1 Tetor 2021, 18:43

Në 8 vite opozitë, Partia Demokratika ka fituar vetëm ligjin e dekriminalizmit sipas ish-kryeministrit Berisha.

Berisha vazhdoi “Foltoren” me demokratët në Shkodër, për të cilën akuzoi kryeministrin Rama se “e ka harruar” në 8 vitet e fundit.

“PD nuk ka fituar në asnjë marrëveshje me Edi Ramën”, tha Berisha ndërsa akuzoi Bashën se tradhëtoi demokratët të cilët sipas tij i kaloi “nga dështimi në dështim” gjatë kohës në opozitë.

Por dekriminalizimin Berisha e quajti të vetmin sukese të PD në opozitë të drejtuar nga Basha.

Ligji i dekriminalizimit u kërkua nga PD dhe pas një marrëveshjeje me PS dhe LSI u miratua në 2015 për të garantuar që persona me probleme me drejtësinë brenda dhe jashtë vendit të mos mund të zgjidhen në poste publike.

Nga dekriminalizimi janë larguar nga Kuvendi 7 deputetë, janë shkarkuar 3 kryebashkiakë dhe mbi 600 punonjës të administratës

Partia në pushtet është e korruptuar dhe vodhi votat sipas Berishës por faj ai i vuri edhe opozitës, duke akuzuar Bashën për tradhëti dhe marrëveshje me Ramën.