Përditësimi, 1 tetor: 7 viktima dhe 647 raste të reja nga Covid-19

exit.al 1 Tetor 2021, 17:45

Ministria e Shëndetësisë  bëri me dije të premten se, në 24 orët e fundit, kanë humbur jetën 7 qytetarë nga COVID-19 dhe janë regjistruar 647 të infektuar nga 4 139 të testuar.

Aktualisht janë 9 499 pacientë të infektuar në të gjithë vendin dhe 161 të shtruar në Spitalet Covid, prej të cilëve 19 raportohet të jenë në gjendje të rënduar.

Pjesa më e madhe e rasteve aktive janë të përqëndruara në Tiranë, 4 235, pasuar nga Durrësi me 1006 dhe Fieri me 802  infektime.

Ndërkohë, janë shëruar 964 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 158 574 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (01 Tetor 2021)

Raste të reja ditore 647

Të shëruar në 24 orë 964

Të shtruar në spitale 161

Humbje jete në 24 orë 7

Testime ditore 4,139

Testime totale 1,206,855

Raste pozitive 170,778

Raste të shëruara 158,574

Raste Aktive 9,499

Humbje jete 2,705

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 4,235

Durrës 1006

Fier 802

Shkodër 795

Vlorë 551

Elbasan 513

Berat 383

Lezhë 364

Korçë 263

Kukës 213

Gjirokastër 211

Dibër 163