Belgjika mbyll kafenetë e restorantet

exit.al 17 Tetor 2020, 10:05

Belgjika vendosi të premten mbylljen e të gjitha kafeneve dhe restorantetve për katër javët e ardhshme. Gjithashtu u vendos ndalim qarkullimi nga mesnata deri në 5 të mëngjesit.

Gjithashtu u parashikuan dhe ndalimi i shitjes së alkoolit pas orës 20:00.

Kryeministri belg, Alexander De Croo, bëri të ditura këto masa, të cilat do hynë në fuqi nga dita e hënë. Gjatë një konferencë për shtyp,  kryeministri paralajmëroi se virusi COVID-19 është duke u rritur në mënyrë “eksponenciale”.

“Javë pas jave, të dhënat janë duke u dyfishuar, është një rritje eksponenciale”

Belgjika ka rregjistruar 191,959 raste me koronavirus dhe 10,327 viktima.

Shpërndaje te miqtë