Ekzekutohet një person në Himarë

exit.al 17 Tetor 2020, 09:43

Një person është ekzekutuar mëngjesin e së shtunës në Himarë. Sipas të dhënave, viktima është Niko Goro, pronar i një lokali dhe një hoteli në këtë qytet.

Ai ka qënë duke ecur me bashkëshorten e tij kur një person i paidentifikuar e ka qëlluar me pesë plumba.

Nga kjo ngjarje ka mbetur e plagosur edhe një grua, ku mendohet se është motra e tij.

Shpërndaje te miqtë