BE refuzon rezultatin e zgjedhjeve presidenciale në Bjellorusi

exit.al 19 Gusht 2020, 20:22

Bashkimi Europian ka vendosur të mos njohë zgjedhjet presidenciale në Bjellorusi, duke premtuar vendosjen e sanksioneve për përgjegjësit e dhunës ndaj protestuesve.

Bashkimi Europian ka vendosur të dhurojë €53 million – që fillimishti i shin premtuar qeverisë bjelloruse – shoqërisë civile dhe viktimave të dhunës shtetërore ndaj protestuesve, ka njoftuar Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen.

Ajo tha se zgjedhjet në Bjellorusi nuk ishin 'as të lira dhe as të ndershme'.

Presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel në një deklaratë publike e quajti dhunën e ushtruar ndaj protestuesve si të papranueshme dhe se nuk do të pranojnë pandëshkueshmërinë.

Shpërndaje te miqtë