Tregtia e mallrave në nivelet më të ulëta në 12 vjet

exit.al 19 Gusht 2020, 19:34

Tregtia e mallrave arriti nivelin më të ulët që nga viti 2007 gjatë tremujorit të dytë të këtij viti.

Lajmi u njoftua nga Organizata Botërore e Tregtisë ditën e mërkurë.

Gjatë këtij tremujori tregëtia në mallra arriti nivelet e krizës financiare të vitit 2008.

Këto shifra janë gjithsesi në përputhje me parashikimin e mëparshëm të Organizatës Botërore të Tregtisë e cila parashikon që rikuperimi të nisë vitin e ardhshëm, edhe pse mund të zgjasë më shumë sesa pritej.

Shpërndaje te miqtë