BE-ja do të vendos sanksione të reja ndaj Bjellorusisë

exit.al 16 Qershor 2021, 18:43

Bashkimi Evropian do të votojë të hënën për një paketë të katërt sanksionesh ndaj Bjellorusisë, thonë burime diplomatike për Reuters.

Sanksionet lidhen me devijimin e avionit Ryanair në maj me synim arrestimin e gazetarit opozitar, Roman Pratasevich, si dhe me përgjigjen e dhunshme të regjimit të presidentit Llukashenko ndaj protestave të opozitës gushtin e kaluar.

Sanksionet do të prekin 78 individ për shkak të shtypjes së opozitës dhe shtatë entitete të lidhura  me uljes së detyruar të aeroplanit, thanë diplomatët.

Ditën pas incidentit, BE-ja ambsadorin bjellorus për shpjegime, ku dënoi përpjekjet për të heshtur të gjithë zërat opozitar në vend dhe kërkoi lirimin e menjëhershëm të disidentit Pratasevich.

Në të njëjtën ditë, presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen njoftoi se Blloku do të ngrinte një investim të rëndësishëm prej tre miliardë eurosh me Bjellorusinë. BE-ja vendosi sanksione shtesë sektorët kryesor të ekonomisë bjelloruse.