Zerohen tarifat roaming mes vendeve të Ballkanit, prej 1 korrikut

exit.al 30 Qershor 2021, 08:30

Prej 1 korrikut 2021 nuk do të ketë më tarifa roaming në Ballkanin Perëndimor për përdoruesit e telefonit celular.

Në kuadër të Procesit të Berlinit, gjashtë vendet e BP - Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Kosova, Serbia dhe Bosnja - kishin nënshkruar një marrëveshje për këtë vitin e shkuar, të ndërmjetësuar nga Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal dhe Bashkimi Evropian, zbatimi i së cilës nis në korrik.

Në fazën e parë të marrëveshjes u miratuan tarifat e reduktuara, por që nga 1 korriku, të gjitha tarifat e roaming do të zerohen.

"Nga 1 korrik 2021 Tarifat e Roaming janë Zero në Ballkanin Perëndimor, Shqipëria përfshihet tek #familja falas!, shkroi Ambasadori i BE-së, Soreca në Twitter.

https://twitter.com/LSorecaEU/status/1404481424305102850?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1404481424305102850%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fexit.al%2Fen%2F2021%2F06%2F16%2Fzero-mobile-roaming-fees-in-western-balkans-from-july-1-2021%2F