Bashkia Tiranë, kallëzim penal ndaj gjyqtares Metaliaj të Gjykatës Administrative

exit.al 25 Maj 2016, 12:20

Bashkia Tiranë bëri sot, në Prokurori, një kallëzim penal ndaj Enkelejda Metaliajt, gjyqtares së Gjykatës Administrative që bën pjesë në trupi gjykues të çështjes së pallatit 17 katësh tek diga  Liqenit.

Bashkia e akuzon gjyqtaren Metaliaj si të papërshtatshme për të gjykuar çështjen e pallatit pasi ka lidhje farefisnore me administatorin e firmës që do të ndërtojë pallatin.

Një ditë më parë, Kryebashkiaku Veliaj bëri një kallëzim në prokurori dhe ndaj gjyqtarit tjetër të kësaj çështjeje, Zotit Arjan Qafa.

Shpërndaje te miqtë