Shpallet në kërkim ish-kryebashkiaku i Kukësit, kaloi fondet publike tek klubi i futbollit

exit.al 24 Maj 2016, 12:19

Gjykata ka shpallur në kërkim ish kreun e Bashkisë së Kukësit Hasan Halilaj, akuzuar për shpërdorim detyre. Ndërkohë tre ish drejtorë, të drejtorisë së tatimeve, të financës dh të borxhit, janë arrestuar më të njëjtën akuzë.

Katër zyrtarët e lartë akuzohen se kanë kaluar në mënyrë të paligjshme 45 milionë lekë nga fondet e bashkisë drejt klubit të futbollit të Kukësit.

Ata, po ashtu, e kishin regjistruar Bashkinë Kukës si aksionere të klubit të futbollit me anë të falsifikimit të dokumentave.

Hasan Halilaj ka qenë kryetar i Bashkisë Kukës i zgjedhur si kandidat i Partisë Demokratike, nga viti 2007 deri në 2015. Në vitin 2015, Zoti Halilaj u largua nga PD për tu bashkuar me Lëvizjen Socialiste për Integrim. Ai ishte kandidati i koalicionit të majtë për bashkinë e Kukësit në vitin 2015 por humbi përballë Zotit Bashkim Shehu.

Shpërndaje te miqtë