Bashkia Shkodër kërkon shpalljen e gjendjes së emergjencës

exit.al 3 Shkurt 2021, 09:28

Bashkia Shkodër kërkoi të shpallë sërisht gjendjen e emergjencës në njësinë administrative Ana e Malit dhe Dajç, për shkak të përmbytjeve të shkaktuara nga reshjet e shiut.

Sot, Bashkia raportoi se sipërfaqja totale e përmbytur është 3765 hektarë. Gjendja më e rëndë është në Obot. Niveli i ujit mbi rrugë arrin rreth 110-120 centimetër. Në fshatin Obot ka prezencë uji në oborre deri në 60 centimetër.

Bashkia kërkon edhe pastrimin e përroit të kufirit Muriqan dhe ushqime, 500 ton, për gjënë e gjallë.