Rama ironizon Bashën: Sondazhi i Syri.net si 7x7=53.2 - 42 = 33

exit.al 3 Shkurt 2021, 11:06

Kryeministri Edi Rama, përmes një postimi në rrjetet sociale ka nënkuptuar se sondazhi mbi fituesin e zgjedhjeve të 25 prillit i publikuar nga Syri.net është i gabuar.

"7x7=53.2 - 42 = 33 copyright: qimi.net", ka shkruar Rama të mërkurën, duke përdorur një laps të Bashës për të treguar se këto shifra nuk janë të vërteta.

Postimin e tij ai e shoqëroi duke rishpërndarë një postim të Bashës mbi rezultatet e sondazhit.

Syri.net publikoi të hënën sondazhin e kryer nga kompani "Flame Tree Advisors", ku fitues del koalicioni PD dhe LSI me 53.2 përqind.