Rreziku nga COVID-19 mbetet i lartë edhe në tre muajt e ardhshëm

exit.al 2 Shkurt 2021, 23:30

Gjatë 3 muajve të fundit, në Shqipëri kanë vdekur 871 persona nga COVID-19 dhe kjo gjendje pritet të vazhdojë të paktën edhe dy muajt e ardhshëm.

Kur në qershor 2020, u botua në media parashikimi i Universitetit të Uashingtonit se në Shqipëri do të kishte rreth 1,300 viktima deri në fund të vitit, kjo u pa me dyshim pasi në atë kohë ishin më pak se 100 të vdekur nga COVID-19.

Në emisionin “Me pak fjalë” sollëm shifra nga i njejti model që parashikojnë situatën në muajt e ardhshëm.

U deshën rreth 8 muaj që të shënoheshin 500 viktima nga COVID-19 në Shqipëri. Ky bilanc u dyfishua për 45 ditë ndërsa gjatë janarit humbën jetën rreth 200 të infektuar.

Sipas parashikimit të IHME, kjo situatë do të vijojë edhe dy muajt shkurt-mars ndësa në prill pritet ulje e numrit të viktimave.

Screenshot

Konkretisht, në tre muajt e ardhshëm parashikohen 466 të vdekur nga pandemia.

Screenshot

Më 11 mars 2020, Shqipëria regjistroi viktimën e parë, ndërsa 1 vit më vonë pritet të ketë 1,665. Kjo do thotë se ka patur një mesatare rreth 5 të vdekur në ditë nga pandemia e cila pritet të vijojë deri në fund të prillit.

Megjithatë, kur studimi me në konsideratë mbajtjen e maskave nga 90% e qytetarëve në vende publike, vdekjet përgjysmohen dhe rastet ulen gjithashtu.

Screenshot

Mbatja e maskës shihet si masë e rëndësishme mbrojtëse gjatë kësaj peridhe të pandemisë në Shqipëri, që korrespondon edhe me rritjen më të lartë të infektimeve dhe rasteve.