Basha: Shqipëria e fundit në çdo fushë se qeveria nuk ka zbatuar planin e PD

exit.al 15 Nëntor 2020, 16:03

Kreu i PD-së Lulzim Basha deklaroi se Shqipëria është e fundit në çdo fushë pasi qeveria nuk ka zbatuar planin e propozuar nga PD. Në një postim në Twitter, Basha shkruan se vendi ka nevojë për një qeveri të përgjegjshme dhe që punon për qytetarët.

"Shumë pak, shumë vonë. Ka mbi 6 muaj që kemi propozuar plan masash për të përballuar pandeminë. Fatkeqësisht Rama nuk e ka zbatuar. Sot e kësaj dite, Shqipëria është e fundit në çdo fushë. Ndihma ekonomike për është më e ulëta. Shëndetësia është në kolaps. Ekonomia në krizë.

Shqipëria ka nevojë për shpresë të re. Vendi ka nevojë për një qeveri që kujdeset për qytetarët e tij dhe fuqizon ekonominë. Ne jemi të vetmit që mund ta bëjmë këtë! Është koha që Shqipëria të ketë një qeveri që punon për njerëzit."

Shpërndaje te miqtë