Vetizolohet zëvendës presidentja e KE, Vestager

exit.al 15 Nëntor 2020, 18:30

Zëvendës presidentja e Komisionit Europian, Margrete Vestager ëstë vetizoluar pasi ka patur kontakt me një të infektuar me koronavirus.

Lajmin e bëri të ditur vetë Vestager në një postim në Twitter, ku  pohoi se një punonjës i stafit të saj është infektuar dhe se do të punojë nga shtëpia në javën në vijim.

Që nga fillimi i pandemisë, një numër komisionerësh evropianë janë vetizoluar, përfshirë Presidenten e KE Ursula von der Leyen dhe eurokomisionerët Frans Timmermans, Valdis Dombrovskis dhe Stella Kyriakides.

Shpërndaje te miqtë