“Rasti i përhapjes nga fasoneria e Krujës në dy zona të ndryshme në Kurbin është një këmbanë alarmi.
Opozita e ka patur informacionin e infektimit në fasonerinë e Krujës që dy ditë më parë dhe kemi informuar autoritetet […] Është për të ardhur keq që qeveria vepron me shumë vonesë.
Ajo është e prirur të mohojë dhe pastaj të veprojë.”
Basha këmbënguli se pas këtij rasti nuk ka më kohë për refuzime, por qeveria duhet të urdhërojë mbylljen e fasonerive në të gjithë vendin dhe bashkë me to të gjitha mjediset e punës me grumbullime të mëdha punonjësish. Kryetari i opozitës i bëri thirrje qeverisë që t'u mundësojë pa vonesa edhe testimin punonjësve të fasonerive ku janë diagnostikuar raste me Covid-19. Të premten autoritetet shëndetësore raportuan 21 persona të tjerë të infektuar me Covid-19 duke e çuar totalin në 539 të infektuar, prej të cilëve 283 janë shëruar dhe 26 kanë vdekur.
