“Jam vetë i katërti familjar, kam dy fëmijë tek shtëpia dhe gruan dhe marr 4 mijë lekë asistencë.
Ku t'i marr ato lekë, t’i paguaj hotelit, të ha të pi?!”
“Hotelin e kemi bërë kontratë 20 mijë lekë [dita], [totali] i bie afërsisht 300 mijë lekë, ku kemi lekë ne, për hall shkojmë [emigrantë] në Greqi.
Pse mos të rrimë në shtëpinë tonë?! Këtu ka nga Shkodra, nga Laçi. Të na çojnë në shtëpi!”
Rreth 100 emigrantë hynë javën e shkuar në Shqipëri përmes kufirit me Greqinë. Fillimisht ata u lanë 5 ditë në kufi dhe qeveria lejoi kthimin me kushtin që të viheshin në karantinë për 14 ditë në hotele.
