Basha: Qeveria 'grup i strukturuar kriminal', vjedh paratë përmes inceneratorëve

exit.al 15 Tetor 2020, 12:25

Kreu i PD-së Lulzim Basha i bëri thirrje Prokurorisë Speciale të hetojë sa më parë aferën e inceneratorëve në vend, e cila po thith miliona euro nga buxheti pa bërë asnjë investim.

Gjatë një bisedimi me gazetarët, Basha tha se Rama vazhdon të vjedhë paratë e taskapaguesve, që duhet të shkonin sot në ndihmë të atyre që humbën punën për shkak të pandemisë, tek pensioninstët, tek bizneset e vogla që po falimentojnë.

Ai e quajti qeverinë ‘një grup të strukturuar kriminal’ me në krye Ramën, Veliajn, Ahmetajn dhe sipërmarrësin Klodian Mërtiri që po vjedhin qindra miliona euro përmes skemës së inceneratorëve.

Basha i bëri thirrje dhe medias të refuzojë paratë e mafias dhe të denoncojnë aferën e mafias së plehrave.

Shpërndaje te miqtë