OFL kërkon deklarimin e pasurisë për tre të dënuar në Vlorë

exit.al 15 Tetor 2020, 12:14

Operacioni Forca e Ligjit u ka dërguar formularët për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë tre të dënuarve nga Vlora.

Sipas njoftimit të Policisë, personat janë:

  1. Rr., banues në Vlorë, i dënuar për ‘vrasje me paramendim’;
  2. Z., banues në Vlorë, i dënuar për ‘rrëmbim dhe mbajtje peng të personit’;
  3. B.A., banues në Vlorë, i dënuar për ‘trafik lëndësh narkotike’.

Këta individë do t’i përgjigjen me shkrim brenda 48 orëve. Formularët e dorëzuar do të hetohen nga SPAK.

Shpërndaje te miqtë