Basha në Zadrimë: Keni paguar detyrimet, s'keni marr asnjë investim mbrapsht

exit.al 18 Prill 2021, 19:39

Kryetari i PD, Lulzim Basha, në vijim të takimeve elektorale të së dielës, është ndaluar në Zadrimë, ku u ka thënë banorëve se, ndonëse kanë paguar detyrimet, nuk kanë marr asgjë mbrapsht këto 8 vite.

Ai shtoi se fermerët shqiptar nuk munden as të krahasohen me shtetin më të ri të Europës, Kosovën apo Maqedoninë e Veriut, të cilat subvencionohen.

"...vetëm fermeri shqiptar në vendnumëro për 8 vite sepse paratë i keni paguar, çmimin e naftës e keni paguar, çmimin e energjisë e keni paguar, marrëveshjet abuzive me OSHE-në vazhdoni t’i paguani, por kurrë nuk morët mbrapa asnjë qindarkë, as subvencione, as investime," u shpreh Basha.

Ai tha se Rama ka dështuar dhe ndaj edhe kërkon koalicion qeverisës.

"Sepse e ka kuptuar që në 25 prill ai humb dhe Shqipëria fiton. Sepse e ndjen edhe ai, atë që ndjeni ju, atë që ndjej unë, forcën e pandalshme të ndryshimit që po vjen," tha Basha.

Më pas ai u bëri thirrje simpatizantëve të PD të bindin bashkëqytetarët e tyre, përfshirë edhe ata socialist të votojnë për ndyryshimin.