“Në vend që të ndihmonte qytetarët paratë vazhdoi ti çonte te oligarkët. Vetëm pardje thesari i shtetit pagoi 700 mijë euro të parave tuaja, të taksave tuaja për inceneratorin e Tiranës.
Për t'i hapur rrugë ndërtimit të kullave, shembi Teatrin dhe do të marrë 30 milionë euro borxh. Sepse interesi i Edi Ramës nuk janë qytetarët që sot janë në pamundësi.”
Kreu i PD-së i premtoi qytetarëve se ardhja e opozitës në pushtet do të ndryshojë gjendjen e tyre sepse “Partia Demokratike ka vullnetin, vizionin, përvojën dhe dëshirën për t'i shërbyer qytetarëve.” Ai i bëri thirrje njerëzve të bashkohen për të larguar Ramën nga pushteti si e vetmja mundësi për t’i kthyer qytetarëve dinjitetin dhe jetën normale:“Vërtet nuk ka ende vaksinë për koronavirusin, por ka vaksinë për Ramavirus dhe ky është bashkimi ynë për të sjellë ndryshimin që pret çdo shqiptar: një qeveri normale për t’i garantuar qytetarëve një jetë normale dhe me dinjitet.”
