Bashkia e Shkodrës njofton fermerët për zhvendosjen e bagëtive

exit.al 10 Janar 2021, 21:00

Bashkia Shkodër bëri të dielën bilancin e përmbytjeve nga moti i keq. Teksa njoftoi numrin e bagëtive që kanë shpëtuar nga përmbytja, bashkia njoftoi edhe vendin se ku fermerët mund të zhvendosin bagëtitë.

Bashkia e Shkodrës tha se janë hartuar listat e fermerëve të cilët mbarshtrojnë blegtori, të cilët janë prekur nga përmbytjet.

Bashkia, po ashtu, ka bërë me dije numrin e gjësë së gjallë në secilën njësi administrative që i ka shpëtuar përmbytjes.

  • Në njësinë e Anës së Malit gjedh janë 850 krerë, të imta 900 krerë dhe derra 120 krerë. Vendi për t’iu zhvendosur është ish-Reparti Ushtarak Oblikë kodër, Stallat e kompleksit Dibra, Stallat e ish-kooperativës Velinaj.
  • Në njësinë administrative Rrethina-Qytet livade, vendi është Tregu i bagëtive dhe Kapanonet e Fermentim Duhanit.
  • Në Dajç, vendi është  Stallat e ish- grumbullimit Bërdicë, Stallat e ish zooteknikës Bërdicë, dhe ish-reparti ushtarak Bërdicë.
  • Në njësinë e Gurit të  Zi- zhvendosja do të bëhet tek ish reparti ushtarak Rrenc.

Bashkia ka vendosur në dispozicion edhe numrat e personave përgjegjës që do të merren me zhvendosjen e bagëtive ne vendet përkatëse.

Shpërndaje te miqtë