Basha mbështet deklaratën e Varhelyiu: Të pritet opinioni i Venecias për Kodin Zgjedhor

exit.al 26 Tetor 2020, 14:56

Kreu i PD-së Lulzim Basha përshëndeti deklaratën e eurokomisionerit për zgjerimin Oliver Varhelyi, ku i bënte thirrje parlamentit të priste opinionin e Komisionit të Venecias para se të rimiratojë ndryshimet e Kodit Zgjedhor. Gjatë bashkëbisedimit me gazetarët, Basha u shpreh:

“Rishpreh shqetësimin e thellë të BE-së dhe partnerëve tanë për shkatërrimin e klimës parazgjedhore dhe përpjekjen e Edi Ramës për të manipuluar sistemin para zgjedhjeve të ardhshme.

Përsëris qëndrimin e PD, para dhe pas dekretit të presidentit Meta, që kjo është një goditje e rëndë ndaj shanseve të Shqipërisë për integrimin europian dhe përgjegjësi është vetëm një. 

Mbështes këtë apel të komisionerit Varhelyi në emër të KE-së dhe shpresoj që Komisioni i Venecias të ndërhyjë për të treguar fare qartë atë që ne demonstruam gjatë gjithë këtyre muajve në tryezën e Këshillit Politik.”

Menjëherë pas deklaratave të Verhelyit, reagoi kryeministri Rama, i cili tha se shumica socialiste do të rimiratojë në Kuvend ndryshimet e reja të Kodit Zgjedhor, pa pritur mendimin e Komisionit të Venecias, për pyetjet e drejtuara nga Presidenti Ilir Meta. Shpërndaje te miqtë