“Jam i bindur se edhe ata, që nga presidenti Hashim Thaçi, kryetari i PDK Kadri Veseli, ish kryetari i Kuvendit Jakup Krasniqi e luftëtarë të tjerë të UÇK-së, do t’i faktojnë drejtësisë dhe mbarë botës se aktakuzat ndaj tyre janë të pabaza”.
Ai e quajti të padrejtë barazimin e viktimës me agresorin:“Askush nuk mund të barazojë luftën e drejtë të UÇK-së për dinjitet njerëzor dhe liri, me masakrat dhe genocidin e ushtruar nga hordhitë kriminale të Millosheviçit ndaj popullsisë civile të Kosovës”.
Basha tha se asnjë shqiptar i Kosovës nuk i është fshehur përballjes me drejtësinë e gjithmonë kanë dalë fitimtarë. Shpërndaje te miqtë
