Basha i kërkon qeverisë të dërgojë mjekë në Luginën e Preshevës

exit.al 9 Prill 2020, 15:13

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha i ka kërkuar qeverisë të dërgojë personel mjekësor në Luginën e Preshevës për t’i ndihmuar në luftën kundër koronavirusit.

Në një postim në Twitter, Basha i bëri "thirrje qeverisë të ofrojë asistencë shëndetësore përmes personelit mjekësor. Ndihma për vëllezërit dhe motrat tona atje është detyrim kombëtar dhe kushtetues".

Në Luginën e Preshevës ka një person të infektuar me Covid-19.

Kryeministri Rama ka dërguar më parë në Itali 30 personel mjekësor, 10 mjekë dhe 20 infermierë, për të shërbyer në Spitalin e Brescias. Italia është vendi me numrin më të lartë të vdekjeve në botë.