Mbi 150 të vdekur nga përmbytjet në Gjermani

exit.al 17 Korrik 2021, 10:38

Mbi 150 persona kanë humbur jetën nga përmbytjet në Gjermaninë perëndimore dhe Belgjikë, sipas autoriteteve lokale, ndërsa shërbimet e urgjencës vazhdojnë kërkimet për qindra të zhdukur.

Presidenti gjerman, i Frank-Walter Steinmeier, tha se ai ishte i "shtangur" nga shkatërrimi i shkaktuar nga përmbytja dhe premtoi mbështetje për familjet e të vrarëve dhe për qytetet që po përballen me dëme të mëdha.

Autoritetet në shtetin gjerman të Rhineland-Palatinate thanë se të shtunën në mëngjes u regjistruan 93 të vdekur, përfshirë edhe të paktën 12 persona me aftësi të kufizuar, ndërsa në Rhine-Westphalia numri i vdekjeve arriti në 43.

Zyrtarët paralajmëruan që shifrat mund të rriten më tej. Rreth 1,300 njerëz në Ahrweiler të Rheinland-Pfalzit janë të humbur.

Shërbimi gjerman i motit DWD tha se ua kishte kaluar paralajmërimin autoriteteve lokale, të cilët duhet të ishin përgjegjës për organizimin e çdo evakuimi të nevojshëm.

Ministri i brendshëm, Horst Seehofer, tha se Gjermania "duhet të përgatitet shumë më mirë" në të ardhmen, duke shtuar se "kjo është një pasojë e ndryshimit të klimës".